25 Prill 2024

Nderohen me ndezje të qirinjve viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Prishtinë, 25 korrik - Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotshëm në Kroaci, sonte u ndezën qirinj në shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilia Redžepi së bashku me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Nedjeljko Špilek, përfaqësues të institucioneve, deputetë dhe qytetarë, ndezën nga një qiri për jetët e humbura në fatkeqësinë e sotme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)