19 Prill 2024

Ndalohet një person i dyshuar për mundësim ose detyrim në prostitucion

Gjakovë, 21 janar - Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas zhvillimit të suksesshëm te hetimeve, duke zbatuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit dje ka ndaluar te pandehurin L.P.,  për shkak te dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

I njëjti në vazhdimësi i ka mundësuar te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar te holla dhe te mira materiale nga disa persona.

I pandehuri L.P.,  me urdhër te prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj te njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)