11 Maj 2024

MPB nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Prishtinë, 31 maj - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës, nesër, duke filluar nga ora 9:30, do të vizitojë Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht Repartin e pediatrisë.

Më pas, vizita e ministrit Sveçla do të vazhdojë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, duke filluar nga ora 14:00.

AKSP-në do ta vizitojnë nxënës të shkollave fillore të Vushtrrisë, të cilët do të njoftohen më për së afërmi me ambientet e Akademisë dhe punët e përditshme të Policisë së Kosovës.

Ftohen mediat të marrin pjesë!

Të gjitha aktivitet do të mbahen duke respektuar masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim të shpërndarjes së Covid-19.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)