19 Mars 2024

MPB dhe UNHCR shënojnë Ditën Botërore të Refugjatëve

Prishtinë, 18 qershor - Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, do të zbulohet pllaka e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës.

Renovimi i qendrës së azilit u financua përmes projektit të BE-së “Adresimi i sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj Migrantëve dhe Refugjatëve në Ballkanin Perendimor”.

Renovimi i qendrës së azilit u financua përmes Projektit Rajonal të BE-së “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj Migrantëve dhe Refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”

Ky aktivitet do të hapet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, znj. Ulrika Richardson si dhe zyrtarë të tjerë të UNHCR dhe MPB-së.

Ceremonia do të mbahet sot në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll duke respektuar masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim të shpërndarjes së Covid-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)