24 Tetor 2021

Ministri Sveçla priti në takim ministren Elisa Spiropali

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim ministri Sveçla së pari ka uruar znj. Spiropali për konstituimin e institucioneve të reja si dhe për emërimin e saj në krye të Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ku janë votuar dy marrëveshje në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, marrëveshja për trafikun lokal të kufirit dhe marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë ( Dragash), të cilat janë koordinuar mes ekipeve teknike të Ministrive të Brendshme.

Ministri Sveçla shfrytëzoi rastin të falënderoj Ministren Spiropali për mbështetjen e vazhdueshme në lehtësimin e jetës së shqiptarëve në dy anët e kufirit dhe vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm e në veçanti ritheksoi gatishmërinë e MPB-së për bashkëpunim në ngritjen dhe avancimin e të dy shteteve tona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)