26 Prill 2024

Ministri Sveçla priti në takim komandantin e KFOR-it, z. Franco Federici

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti sot në takim njoftues  komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, z. Franco Federici.

Ministri  Sveçla falënderoi z.Federici për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KFOR-i i ka ofruar vazhdimisht Kosovës dhe theksoi rëndësinë që KFOR-i ka në sigurinë e vendit. Ai gjithashtu njoftoi Gjeneral Majorin, z. Franco Federici lidhur me prioritet e ministrisë së Punëve të Brendëshme si luftimin dhe parandaminin e krimit dhe korrupsionit, rritja e integritetit institucional si dhe rritjën e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se mbështetja e ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë e mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëveprim të vazhdojë edhe më tej.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)