18 Prill 2024

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando

Prishtinë, 15 prill - Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando dhe atasheun Enrico Gurnari.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e krimit dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)