25 Prill 2024

Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

Prishtinë, 28 prill - Me ftesë zyrtare të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, udhëton sot në vizitë katërditore në Republikën e Kroacisë.

Gjatë kësaj vizite, të parën jashtë vendit që nga marrja e detyrës, ministri Mehaj do të pritet me protokollin më të lartë shtetëror nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić.

Takimet  tjera me rëndësi do të jenë edhe me shefin e Mbrojtjes  Admiral Robert Hranj, komandantin e Akademisë së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe ato me autoritetet e industrisë së mbrojtjes kroate.

Gjithashtu, ministri Mehaj, përveç takimit me ambasadorin e Kosovës në Zagreb,  do të vizitoj dhe takoj edhe student-kadetët tanë që studiojnë në akademinë kroate të mbrojtjes.

Bashkëpunimi bilateral  Kosovë – Kroaci, në nivel ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes,  është zyrtarizuar me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2012. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)