25 Prill 2024

Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë, 13 shtator - Me ftesë zyrtare, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj udhëtoi për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të pritet nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Goldie DL, me të cilën do të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.

Gjithashtu, Ministri Mehaj do të pritet nga autoritete më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik.

Pastaj do të vizitoj edhe Qendrën e Luftërave Tokësore, Qendrën e Trajnimit Taktik të Komandës dhe Shtabit, Shkollën e Armëve të Specializuara, Divizionin e Zbulimit dhe Taktikave, Qendrën e Koleksionit të Armëve të Këmbësorisë, ndër të cilat përveç takimeve me autoritetet udhëheqëse do të takoj edhe kadetët dhe oficerët tanë që janë aktualisht duke u trajnuar në këto qendra.

Përkundër agjendës së ngjeshur, Ministri Mehaj do të takoj edhe përfaqësuesit e diasporës sonë dhe stafit diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizita e Ministri Mehaj në Mbretërinë e Bashkuar, është shumë e rëndësishme në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së dhe dëshmon fuqishëm partneritetin shumë të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që do të intensifikohet edhe më shumë me Memorandumin e ri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)