25 Prill 2024

Ministri Mehaj priti Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais

Prishtinë, 2 qershor - Në ciklin e vizitave të përfaqësuesëve diplomatik, ministri Mehaj ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Pasi pranoi urimet, ministri Mehaj, njoftoi Servais me zhvillimet aktuale në Ministri dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen.

Ai në vazhdim shprehu interesimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe synimit për anëtarësim në NATO.

Nga ana e tij, z. Servais, vlerësoi lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet strategjike të ministrit Mehaj, duke shprehur angazhimin e tij në të ardhmen për të mbështetur në realizimin e objektivave të tij.

Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen kontaktet në funksion të thellimit të bashkëpunimit  bilateral në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)