20 Prill 2024

Ministri Mehaj priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim, për herë të parë që nga emërimi në detyrë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Joern Rohde.

Me këtë rast, ambasadori Rohde duke i uruar detyrën ministrit Mehaj, konfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të dy theksuan rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit bilateral dhe zgjerimit të fushave të interesit të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)