18 Tetor 2021

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

Prishtinë,  26 gusht - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të vizitave zyrtare, ministri Armend Mehaj, sot do të vazhdojë vizitën e tij në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë rast, ministri Mehaj do të pritet në takim nga homologu i tij, Niko Peleshi.

Pas takimit, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë