27 Janar 2023

Ministri Mehaj në ceremoninë e emërimit te Shefit të Ushtrisë së Shqipërisë

Tiranë, 5 gusht - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e emërimit në detyrën e Shefit të ri të Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji.

“Duke e njohur mirë përgatitjen e tij, gatishmërinë dhe vullnetin për t’i shërbyer atdheut, jam i bindur që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të shënojnë arritje të larta nën drejtimin e tij profesional, me integritet dhe dinjitet, e cila do të rezultojë më përmbushjen e misionit për garantimin e sigurisë kombëtare”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast.

Ministri Mehaj e siguroi z. Kingji që do të ketë bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke punuar si një trup i vetëm në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare si dhe sigurinë e stabilitetin rajonal, orientimin tonë në mbështetje të Misioneve të NATO-së, në partneritet të plotë me ShBA-të dhe BE-në.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)