20 Tetor 2021

Ministri Mehaj mer mbështetje nga Gabriel Escobar

Washington, 14 tetor - Gjatë vizitës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherazi të dërguarin e  Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim, ministri Mehaj e njoftoi z.Escobar me vizionin dhe qëllimet  e tij strategjike, si dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe nga ai mori mbështetjen e plotë në realizimin e tyre.

Të dy u pajtuan se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vizioni për të ardhmen janë në funksion të plotë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal dhe më gjerë.

Po ashtu, në këtë takim është ri-konfirmuar që partneriteti në mes të Kosovës dhe SHBA-së është çdoherë e më i fortë sepse bazohet në vlerat e përbashkëta të dy vendeve dhe u theksua nevoja për gjetjen e formave tjera për ta thelluar akoma më shumë bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

Gjithashtu, ministri Mehaj dhe z. Escobar diskutuan edhe sfidat aktuale dhe ato të ardhshme potenciale të mjedisit të sigurisë, si dhe format më efektive të menaxhimit të tyre me konstatimin e përbashkët se shumë e rëndësishme është siguria bashkëpunuese nga të gjithë.

Në fund të këtij takimi, z. Escobar e falënderoi ministrin Mehaj dhe e përgëzoi Kosovën për mbështetjen e ofruar misionit të NATO-së në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani si dhe e theksoi që FSK-ja ka shënuar arritje domethënëse me bashkë-zbarkim me ushtrinë e SHBA-së.

Gjatë ekspozitës "AUSA 2021", ministri Mehaj ka takuar udhëheqësit e disa kompanive amerikane shumë të fuqishme të industrisë së mbrojtjes. Nga ta u njoftua me sistemet më të avancuara dhe tejet kompatibile me doktrinën tonë ushtarake si dhe shumë efektive për përmbushjen e suksesshme të detyrave tona operacionale dhe taktike.

Ekspozita ushtarake vjetore "AUSA 2021" sikur nga nikoqiri, njëherazi Presidenti i Shoqatës së Ushtrisë Amerikane, gjeneral Robert Brown, gjithashtu edhe nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneral James C. McConvile, u vlerësua shumë e suksesshme.

Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për Presidentin e AUSA, gjeneral Brown për ftesën, mikpritjen dhe këtë mundësi të veçantë.

Më tej, në vazhdën e takimeve të shumta në SHBA, ministri Mehaj takoi Presidentin e  Shoqatës së Biznesit SHBA- Evropë Qendrore (The American-Central European Business Association - ACEBA), z. Eric Stewart dhe delegacionin e tij.

Nga z. Stewart ai u njoftua më hollësisht me angazhimet dhe qëllimet strategjike të Shoqatës dhe diskutimin e  ndërlidhjes së tyre me objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth programeve, politikave dhe strategjive të sigurisë dhe mbrojtjes.

Shoqata e Biznesit SHBA- Evropë Qendrore (ACEBA) është themeluar më 2015 dhe është organizatë jofitimprurëse me fokus për dialog midis drejtuesve të korporatave amerikane dhe udhëheqësve politikë nga Evropa Qendrore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2021  - Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial, ora 8:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar te Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, raportin e Qeverisë për Buxhetin e së Kosovës dhe Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor ju ftojnë në konferencën për media, ku do të njoftoheni me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos si dhe operimet e kësaj kompanie në Deçan. (Para objektit të Qeverisë ish-Rilinjda, ora 13:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.  (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)