28 Mars 2024

Ministri i Mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar viziton sot Kosovën

Prishtinë, 28 dhjetor - Me nderime të larta ushtarake, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, me delegacionin e tij.

Fillimisht, ministri Mehaj i shprehu mirëseardhje homologut të tij turk dhe e falënderoi  Republikën e Turqisë për kontributin që ka dhënë deri më tani për shtetin e Kosovës.

“Populli i Kosovës asnjëherë nuk e harron kontributin e Turqisë që ka dhënë në ditët tona më të vështira, por gjithashtu e falënderojmë edhe për kontributin e madh që po jep në ngritjen e kapaciteteve ushtarake”, tha ministri Mehaj.

Më tej, të dy ministrat biseduan lidhur me tema të ndryshme sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes jo vetëm në Kosovë por në rajon dhe më gjerë, ku me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi ministrin Akar për kontributin e kontingjentit të forcave turke në kuadër  të KFOR-it për paqen dhe sigurinë në vend.

Në këtë takim u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në sferën e edukimit, trajnimit të personelit ushtarak, gjithashtu edhe për pjesëmarrje në ushtrime të përbashkëta ushtarake.

Gjithashtu, u bisedua lidhur me mbështetjen e Republikën e Kosovës në integrimin në organizata euroatlantike.

“Përderisa bashkëpunimi në mes të dy vendeve tona po thellohet çdo ditë e më shumë, shteti i Turqisë po bën përpjekje të mëdha në integrimin e Kosovës në organizatat euroatlantike”, theksoi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke shtuar se hapat që ka marrë Republika e Kosovës deri më tani në fushën e diplomacisë së mbrojtjes, janë shumë të rëndësishëm.

Ministri Akar vazhdon vizitën e tij zyrtare me takimet e planifikuara edhe me Presidenten Osmani-Sadriu dhe Kryeministrin Kurti.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)