25 Prill 2024

Meja është akti më i padiskutueshëm i gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Gjakovë, 27 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, si dhe me familjarë e përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve, nderuan sot 376 martirët, prej të cilëve 18 nën moshën 18 vjeçare, në Mejë të Gjakovës.  

Pasi bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial, kryekuvendari Konjufca theksoi se prej të gjitha masakrave, masakra në Mejë është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë.

Ai tha se kjo masakër është akti më i padiskutueshëm i gjenocidit që Serbia e ka kryer në Kosovë.   

“Kushdo që e ka vizituar Mejën, edhe prej ndërkombëtarëve, pra edhe të gjithë atyre që nuk janë shqiptarë, e ka të qartë që Serbia ka kryer gjenocid mbi popullin shqiptar të Kosovës", theksoi z.Konjufca.  

"Dhimbja është shumë e mëdha për shkak të humbjes së 376 martirëve, sidomos e familjarëve që i kanë humbur më të dashurit e tyre, por lëndimi është edhe më i madh, meqenëse drejtësi të vërtetë nuk ka pasur kurrë për të rënët e Mejës”, ka thënë ndër të tjera kryekuvendari Konjufca, duke shtuar se Serbia ka tentuar edhe të fsheh krimet e saj.  

Para familjarëve të martirëve të Mejës, kryekuvendari Konjufca tha se nuk do të ndalen derisa drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)