24 Prill 2024

MD nis procedurat për shkarkimin e Nehat Thaçit shkaku i keqpërdorimeve

Prishtinë, 23 prill - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Haxhiu ka thënë se kanë pranuar informacione se në Shërbimin Korrektues të Kosovës po ndodhin keqpërdorime.

“Që nga momenti që kam pranuar detyrën jemi zotuar për zbatimin e ligjit, pavarësisht sfidave. Kemi identifikuar probleme dhe kemi shfuqizuar disa vendime”, tha ajo.

Ajo në konferencë ka përmendur disa nga shkeljet që kanë gjetur, si kontrata dhe transfero të paligjshme, rekrutime të paligjshme.

“Para disa ditësh kemi pranua në kabinet disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues.  Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme.''

''Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë Haxhiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)