20 Shtator 2021

MD inkurajon stafin për raportimin e parregullsive dhe shkeljeve ligjore

Prishtinë, 3 gusht - Ministria e Drejtësisë organizoi sot sesion informues për zyrtarët e Ministrisë lidhur me sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Takimin e hapi zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, i cili theksoi para të pranishmëve punën që është bërë në drejtim të rregullimit të legjislacionit që garanton mbrojte të sinjalizuesve.

“Kosova tashmë ka legjislacion mjaftë të avancuar në fushën e sinjalizimit dhe i cili është në harmoni me standardet më të mira ndërkombëtare. Sot, po fillojmë prej shtëpisë sonë për të njoftuar për të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Sinjalizimi është raportimi i shkeljeve që ndodhin apo mund të ndodhin, andaj në kuadër të kësaj inkurajoj gjithë stafin e Ministrisë t’i raportojnë ato”, theksoi zv. sekretari, Ardian Bajraktari.

Fjalë hyrëse gjatë këtij sesioni prezantoi edhe zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe në këtë drejtim theksoi se zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen e sinjalizuesve është mjet i fuqishëm në këtë drejtim.

“ Të gjitha rastet që mund të kenë dyshime për korrupsion brenda Ministrisë së Drejtësisë, ju lutem t’i raportoni. Bashkëpunimi i të gjithëve karshi kësaj dukurie kaq të egër ka shumë rëndësi në luftimin e korrupsionit”, tha zv. Ministri, z. Sallahu.

Në një format tjetër, në sesionin informues, prezantuan ekspertet e fushës së sinjalizimit, përkatësisht, znj. Feride Podvorica dhe znj. Noliana Kusari, kjo e fundit njëherësh edhe zyrtare përgjegjëse për pranimi dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Në këtë drejtim, stafi i Ministrisë së Drejtësisë u njoftuan me të drejtat e sinjalizuesit, mbrojtjen që i ofrohet atij, procedurën e pranimit dhe trajtimit të rasteve të sinjalizimit si dhe mekanizmat gjegjës.

Ministria e Drejtësisë, krahas fushatës sensibilizuese ka përgatitur dhe vendosur në objektet e Ministrisë edhe afishe informative lidhur me sinjalizimin.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)