28 Mars 2024

MD dhe GLPS nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 8 prill - Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), gjegjësisht nga Ministrja Albulena Haxhiu dhe Menaxherja e Programeve GLPS, Njomza Arifi.

Qëllimi i këtij Memorandumi lidhet me mundësinë e zbatimit të projektit të titulluar “RRITJA E EFIKASITETIT: Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të parimeve të sundimit të ligjit në Kosovë në bazë të Listës së Kontrollit të Sundimit të Ligjit të Këshillit të Evropës”, e financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë- Programi MATRA dhe zbatuar nga GLPS.

Rëndësia e këtij Memorandumi është që të përcaktoj veprimet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe GLPS-së, sa i përket implementimit të këtij projekti si dhe përgjegjësitë e secilës palë, me synim final të dhënies së qasjes së plotë në të dhëna publike, të nevojshme për zbatimin e projektit, në përputhje me ligjet për qasje në dokumentet publike.

Lidhur me zbatimin e këtij Memorandumi, Ministria sikurse edhe GLPS do të marrin përsipër obligimet të cilat i takojnë sipas kësaj marrëveshjeje duke u pajtuar po ashtu që në të gjitha çështjet tjera kontestuese të cilat lindin gjatë zbatimit të tij t’i zgjidhin përmes konsultimeve dhe negociatave mes të dy palëve.

Ky Memorandum Bashkëpunimi do të zgjas për 2 vite nga dita e nënshkrimit nga palët deri në përfundim të projektit.

Ministria e Drejtësisë angazhohet për transparencë dhe bashkëpunim të fuqishëm me shoqërinë civile

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)