27 Janar 2023

Mbahet fushatë vetëdijësuese kundër dhunës në familje

Prishtinë, 6 shtator - Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, organizon fushatën vetëdijësuese kundër dhunës në familje.

Kjo fushatë organizohet në kuadër të projektit “Edukimi kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual” projekt që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit.

Fushata ka për qëllim aktivizim kundër dhunës në familje, të identifikojë sfidat e qytetarëve në qasjen e sistemit të drejtësisë dhe t’i informojë ata mbi të drejtat e tyre, dhe se si ata mund t’i qasen mekanizmave të drejtësisë dhe të kërkojnë ndihmë juridike falas.

Kësaj fushate do ti bashkohen edhe zyrtarë të lartë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Policia e Kosovës, Mbrojtësit e Viktimave dhe Ministria e Drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)