19 Prill 2024

Kurti çon në Prokurori marrëveshjen Thaçi-NATO për mosfutjen e FSK-së në veri

Prishtinë, 20 maj - Fadil Nura, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në seancën e sotme parlamentare ka drejtuar pyetje ndaj kryeministri Albin Kurti, rreth qëndrimit të tij për marrëveshjen e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe NATO-s.

Ai ka thënë se para një viti si kryeministër kishte thirrur konferencë ku kishte denoncuar ashpër marrëveshjen në mes Kosovës dhe NATO-s.

“Kishit shokuar opinionin publik jo me atë që thatë, por që për herë të parë një kryeministër po konteston një marrëveshje me institucione ndërkombëtare. E quajtët sekrete e të fshehtë madje akuzuat ish-presidentin Thaçi. Pas një viti realizuat një takim në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, a e adresuat shqetësimin tuaj për këtë çështje dhe cili është shqetësimi juaj sot për këtë marrëveshje”, ka thënë ai.  

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja në fjalë ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës.

Ai ka shtuar se qëndron prapa asaj që ka thënë.

“Unë nuk e kam akuzuar sekretarin e NATO-s por kam akuzuar titullarin e atëhershëm që e ka dhënë firmën në një dokument të tillë. Një problem i moçëm nuk mund të rregullohet me një takim. Çështjen e kam adresuar në Prokurori dhe janë duke e trajtuar atë”, ka thënë ai./

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)