26 Prill 2024

Kryeprokurori nxjerrë Udhëzimin qe avancon transparencën e prokurorisë

Prishtinë, 26 maj - Me qëllim të ngritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka nxjerrë Udhëzimin për zbatimin, monitorimin, raportimin dhe publikimin të aktiviteteve të Prokurorit të Shtetit, të realizuara në kuadër të përgjegjësive dhe obligimeve ligjore.

Me anë të këtij udhëzimi, synohet të avancohet transparenca institucionale, ku krahas publikimit të raporteve të rregullta të punës, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar që në mënyrë periodike të publikohen edhe raportet e monitorimit të zbatimit të Planit të punës, si dhe raportet e koordinatorëve – prokurorë, të caktuar në fushëveprimtari të ndryshme, duke iu mundësuar mediave, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë të kenë qasje dhe informacione gjithëpërfshirëse për të gjitha punët dhe aktivitetet e Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu zyra e kryeprokurorit ka njoftuar se si rezultat i këtij udhëzimi është hartuar Raporti monitorues për zbatimin e Planit të punës së Prokurorit të Shtetit për periudhën janar-prill 2021, në të cilin janë të paraqitura të gjitha aktivitetet e realizuara në kuadër të objektivave që dalin nga ky plan.

Kryeprokurori i Shtetit mbetet i angazhuar për të avancuar transparencën dhe llogaridhënien si elemente thelbësore për forcimin e besimit qytetar në institucionin e Prokurorit të Shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)