29 Mars 2024

Krimet ekonomike të Policisë arrestojnë një person për “Falsifikim i Parasë”

Prishtinë, 7 qershor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë kryer veprime hetimore dhe operative me ç ‘rast kanë arritur të sigurojnë dëshmi relevante se i dyshuari me iniciale (SH.J.) të dielen derisa kishte punuar si kamarier në një  kafiteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400 €, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara.

Lidhur me rastin dje njësia e krimeve ekonomike në Gjilan, kanë  sekuestruar përkohësisht 8X50 € = 400 €, me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale.

I dyshuari i lartshënuar me veprimet e tij dyshohet se ka konsumuar veprën penale  “Falsifikim i Parasë” neni 296 paragrafi 1 , i kodit penal të RKS-së.
 
Policia ka njoftuar po ashtu se dje në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari (SH.J.) dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)