26 Prill 2024

KPK dhe Akademia e Drejtësisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 22 nëntor - Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë kanë nënshkruar Memorandum të mirëkuptimit për trajnimet e detyrueshme dhe trajnimet shtesë për prokurorë.

Ky memorandum, i cili u nënshkrua nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka për qëllim të përcaktojë kushtet, fushëveprimin e punës dhe përgjegjësitë e palëve lidhur me trajnimin e detyrueshëm dhe shtesë për prokurorët.   

Fushëveprimi i këtij memorandumi përfshin trajnimin për prokurorët, të cilët vlerësohen me performancë të pakënaqshme dhe për këtë arsye rekomandohen për trajnim të detyrueshëm dhe trajnim shtesë.

Pas nënshkrimit, Kryesuesi Maloku dhe Drejtori Fejzullahu, thanë se ky memorandum i nënshkruar sot do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)