17 Tetor 2021

Kosova pranon donacionin nga SHBA prej 55 automjetesh ushtarake

Prishtinë, 30 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranim – dorëzimit të  55 automjeteve të blinduara ushtarake (ASV), donacion ky i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë që u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, folën Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në fjalimin e saj drejtuar të pranishmëve, Presidentja Vjosa Osmani, theksoi se këto automjete të sapo pranuara janë dëshmi se FSK po zhvillohet dita-ditës në një forcë bashkëkohore, e aftë që t’i shërbejë vendit dhe të sigurojë paqen e qëndrueshme, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

“Sot është një ditë e veçantë për popullin e Kosovës ngaqë partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ua dhurojnë forcave tona të armatosura 55 automjete ushtarake në vlerë të madhe, të cilat do t’i ndihmojnë forcat tona të forcojnë më kapacitetet e veta dhe ta thellojnë edhe më tej ndërveprimin e ushtrisë sonë në ushtritë aleate” tha Presidentja Osmani.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i shprehu mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.

“Në rrugën e rritës dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është duke luajtur partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Kurti, dhe theksoi se ShBA së bashku me shtetet e tjera partnere vazhdojnë të jenë kontribues aktiv në çdo fazë të zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mbështetja me automjetet e blinduara nga ShBA për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sipas kryeministrit, është vetëm njëra nga shumë fusha, ku Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë.

Me këtë rast në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kryeministri Kurti ka shprehë falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.

"Qeveria e Kosovës, mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e Republikës sonë e sheh si një interes vital shtetëror dhe, në këtë aspekt, përkrahjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës e trajton me prioritet të veçantë."

"Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes, të përditësojmë kornizën ligjore dhe të ndërtojmë kapacitetet operacionale të FSK-së në atë drejtim që të jenë të përputhshme dhe të ndërveprueshme me NATO-n dhe me qëllim përafrimin dhe anëtarësimin në këtë organizatë."

"Zbarkimi i përbashkët i pjesëtarëve të FSK-ë me pjesëtarët e ushtrisë amerikane në Kuvajt, pjesëmarrja dhe mikpritja si vend nikoqir i ndërmarrjes më të madhe ushtarake “DEFENDER EUROPE 2021”, ka dëshmuar që Forca e Sigurisë së Kosovës i k amë të mëdha aftësitë se sa mundësitë, prandaj vullnetit tuaj të paepur me të cilin jeni të pajisur si ushtarakë, ne po ja bashkëngjesim, bashkërisht edhe pajisjet e tjera ushtarake siç janë këto automjete moderne", ka thënë në fund Kurti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Tetor 2021 - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi voton në qendrën e votimit 1703C në Pejë ku me pas do të japë deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, ora 7:00)  

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi voton në Shkollën “Mustafë Venhari”. (Vushtrri, ora 8:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha voton në shkollën fillore "Bajram Curri". (Fshati Sllatinë e Madhe të Komunës së Fushë Kosovës, ora 8:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci voton në Shkollën “Xhevë Lladrovci”, në fshatin Gllanasellë. (Fshati Gllanasellë në Drenas, ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, voton në Shkollën Fillore “Ismail Qemali”, në kryeqytet. (Shkolla 'Ismail Qemajli' në Prishtinë,  ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli voton në Shkollën e Mesme "Naim Frashëri", në Qendrën e Votimit 2201E/05d. (Shtime, ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Esat Raci voton në fshatin Jashanicë e Ulët, në Klinë. (Fshati Jashanicë e Ulët, ora 9:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, voton në Shkollën Fillore "Hasan Prishtina", në Qendrën e Votimit 1909 E. (Prishtinë, ora 9:45)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri voton në shkollën fillore “Nazmi Zhegrova”. (Fshati Stanoc i Poshtëm, ora 10:00)

- Familja Jashari dhe Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari në mënyrë të organizuar do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari", në Prekaz, pastaj do t’iu drejtohen kutive të votimit. (Prekaz, shkolla fillore "Ilir Lushtaku", në Prekaz të Poshtëm, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe voton në shkollën fillore “Martin Camaj”. (Gurrakoc, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza voton në Shkollën “Anton Zako Çajupi”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku voton në shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë. (Shkolla Faik Konica, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj voton Shkollën e Mesme "Remzi Ademaj" në qendrën e votimit 2001A. (Prizren, ora 10:00)

- Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, do të votojë në fshatin Turjakë. (Shkolla “Fehmi Agani” në fshatin Turjakë, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala voton në shkollën fillore "Edit Durham". (Fshati Mushtishtë, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ali Nimanaj voton në Gjimnazin “Haxhi Zeka”. (Istog, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Hyzer Rizani voton në Shkollën Fillore “Katër Dëshmorët”, qendra 1326/02D. (Fshati Krojmir, ora 10:00)
     
- Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Ferizajt, znj. Sibel Halimi voton në Shkollën e mesme të bujqësisë “Zenel Hajdini”. (Frizaj, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura voton në fshatin Qirez, në Skenderaj. (Fshati Qirez, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Bekim Azizi voton në Shkollën Fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë, në Viti. (Fshati Smirë, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti voton në  shkollën fillore "7 Marsi", në fshatin Potorovc të Komunës së Lipjanit. (Fshati Potorovc, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës, Muhamed Kallaba voton në fshatin Roganë. (Kamenicë, ora 10:00)

- Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian Lukas Mandl jep detaje për procesin zgjedhor. (Fakulteti i Filologjisë, ora 10:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti voton në shkollën fillore "Ahmet Hajdari". (Fshati Begunc të Komunës së Vitisë, ora 10:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, voton në Shkollën "Xhelal Hajda". (Rahovec, ora 10:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zgjedhjet lokale do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik. (Fakultetin Teknik në Prishtinë, ora 11:00)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të votojë në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”. (Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama voton në Fakultetin Ekonomik qendra 1913E. (Fakulteti ekonomik, ora 11:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj voton në fshatin Lubizhdë në Malishevë. (Fshashti Lubizhdë në Malishevë, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore "Abaz Ajeti". (Gjilan, ora 11:00)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, Ardiana Qorraj voton në Shkollën e mesme të ulët "Lidhja e Prizrenit", në Qendrën e votimit 0101X/04R. (Fshati Carrabreg i Ulët,  ora 11:00)

- Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, znj. Hyri Dobrunaj voton në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”. (Deçan, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni voton në shkollën fillore "Luigj Gurakuqi”. (Fshati Batllavë, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 11:30)  

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni voton në  shkollën fillore "Avdyl Frashëri". (Prizren, ora 11:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Podujevës, Floretë Zejnullahu, voton në Shkollë Fillore "Ali Ajeti”, në Qendrën e Votimit 1830e/01. (Fshati Lladofc në Podujevë, ora 11:30)

- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Arbënesha Kuqi, voton në Shkollën Fillore "Yll Morina". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri voton , në shkollën fillore "Lidhja e Prizrenit". (Pejë, ora 12:00)

- Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica”. (Shkolla 'Faik Konica' në Prishtinë, ora 12:00)

- Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian Lukas Mandl jep detaje për procesin zgjedhor. (Shkolla “Sveti Sava”, Mitrovicë Veriore, ora 13:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës Dr. Armend Agolli voton në shkollën fillore “Migjeni” në Tavnik. (Mitrovicë, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 15:30)

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në mbylljen e vendvotimeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së  për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 19:01)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katërt për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe mbylljen e vendvotimeve. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 19:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Selia qendrore e PDK-së, ora 19:30)