28 Mars 2024

Kosova i bashkangjitet javës globale kundër dhunës me armë

Prishtinë, 17 maj - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim të ngushtë me Projektet e UNDP-së KOSSAC dhe WSSI do të shënojnë Javën Globale kundër Dhunës me Armë 2010 me një tryezë të rrumbullakët të titulluar “A jeni të gatshëm të çarmatosni dhunën në familje?” sot nga ora 11:00 deri 13:00, në Hotel Prishtina.

Qëllimi i tryezës është të diskutojë rreth gatishmërisë së institucioneve kosovare dhe shoqërisë civile për të luftuar dhunën në familje dhe përdorimin e armëve dhe të promovojë mëtutje mekanizmat aktivë për përkrahjen e qytetarëve.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Z. Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme, Znj. Osnat Lubrani, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Znj. Shqipe Krasniqi nga Agjensioni për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit dhe Znj. Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Java Globale kundër Dhunës me Armë organizohet nga Rrjeti Ndërkombëtar i Veprimit ndaj Armëve të Vogla dhe këtë vit ka tri objektiva kryesorë: Traktatin mbi Tregëtinë me Armë, Çarmatimin e Dhunës në Familje dhe Raportimin mbi Marrëveshjet Ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)