27 Prill 2024

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 10 shkurt - Avancimi i politikave në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe administrimi i procesit të deklarimit elektronik  të pasurisë, ishin temë dikstutimi mes Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj me znj. Evgjeni Bashari, Inspektore e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri.  

Në takimin e përbashkët, dy udhëheqësit e institucioneve, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave për deklarimin elektronik të pasurisë dhe përvojën e  Republikës së Shqipërisë përgjatë realizimit të këtij projekti.  

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj e informoi Inspektoren e Përgjithshme të ILDKPKI-së, znj. Evgjeni Bashari me mandatin dhe fushëveprimin ligjor të AKK-së, ndërsa theksoi se Agjencia kundër Korrupsionit, aktualisht është në fazën e trajtimit të metodologjisë për deklarimin elektronik  të  pasurisë dhe se shkëmbimi i përvojave dhe informatave me ILDKPKI - në  është i rëndësishëm për shmangjen e mangësive dhe evidentimin e  vështirësive të mundshme që mund të dalin gjatë procesit.

Në takimin e përbashkët, dy udhëheqësit e institucioneve u dakortësuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë në shkëmbimin e përvojave me interes për të dyja vendet në parandalimin dhe luftën kundër e korrupsionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)