26 Prill 2024

Kosova dhe Britania nënshkruan Memorandumi në fushën e Mbrojtjes

Prishtinë, 25 maj - Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot u nënshkrua Memorandumi i  Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe  Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përfaqësuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes në zbatimin e reformave në proceset e tij të prokurimit për të siguruar ofrim të mirë-menaxhuar dhe efikas të shërbimeve publike.

Gjithashtu ky memorandum ka për qëllim rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe rivendosjes së besimit të qytetarëve përmes proceseve të mirë-menaxhuara, transparente, të drejta dhe efikase të prokurimit.

Memorandumi i nënshkruar sot është një ndër marrëveshjet e shumta me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të partneritetit të fuqishëm me  Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)