29 Mars 2024

Konfiskohen 70.000 mij euro mallra dhe arrestohen tre të dyshuar

Prizren, 3 shkurt - Dogana e Kosoves me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellse.  

Pas hetimit disa mujor njësit e doganës së Kosovës kanë bastisur 7 lokacione të ndryshme ne Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara. 

Me kete rast është gjetur mall i ndryshëm (Telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesore) pa origjinë / dokumentacion përcjelles, pra është kontrabanduar.

Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor jane 21,509.41 Euro. 

Me këte rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar.  

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe me qytetarët, do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllim të parandalimit të veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)