23 Prill 2024

Konfirmohen gjashtë kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 8 shkurt – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, së bashku me Sekretariatin e KPK-së, në bazë të Rregullores 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, ka bërë hapjen e aplikacioneve dhe ka shikuar materialet e pranuara nga gjashtë kandidatë, të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Procesi i shikimit të materialeve të këtyre gjashtë kandidatëve është zhvilluar në prani fizike dhe përmes platformës Zoom të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane, Zyrës së BE-së, EULEX-it, Grupit për Studime Juridike dhe Politike, i cili është implementues i Projektit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja Fol, Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Pas shikimit të materialeve të dorëzuara nga ana e kandidatëve, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, duke u bazuar në mandatin e tij dhe në kriteret e parapara me rregullore, ka konfirmuar se të gjithë kandidatët që kanë aplikuar i kanë plotësuar kriteret dhe konsiderohen formalisht si kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe që kanë plotësuar kriteret janë:

1.      Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;

2.      Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

3.      Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

4.      Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

5.      Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

6.      Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo listë me emrat e kandidatëve do të dërgohet te Këshilli Prokurorial i Kosovës për konfirmim final.

Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e tjera të procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)