19 Qershor 2021

Kondratyev i përfshirë në rrëmbim gjatë qëndrimit në Kosovë

Prishtinë, 7 qershor - Hyrja ilegale e Ushtrisë ruse në Aeroportin e Prishtinës, u pasua me skandale të ushtarëve dhe zyrtarëve të saj.

Duke mos përfillur rregullat, rusët ishin përfshirë në dhjetëra incidente në Kosovë.

Njëri nga incidentet ishte edhe ai i Alexey Kondratyevit, i cili ishte përfshirë në kidnapim dhe rrahje.

Drejtori ekzekutiv i SEES, Agim Musliu tregon se Kondratyev ishte pjesëtar i GRU-së ruse dhe se karriera e tij kishte vazhduar në Siri.

"Në vitin 2001, Kondratyev tentoi që ta kidnapojë një punëtore në një lokal nate në Prishtinë. Është interesante se vet karriera e tij, se prej Kosovës ku ka shërbyer në kuadër të KFOR-it atëherë, në kontingjentin rus, karriera e tij vazhdon në Siri dhe në vendet tjera, përndryshe është edhe mik i Bashar Al Assadit", tregon Musliu në dokumentarin “VIRUSSIA”.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi thotë se Kondratyev ka një eksperiencë në Kosovë në kuadrin e ushtrisë ruse.

“Ai është një njeri që ka një eksperiencë në Kosovë në kuadrin e ushtrisë ruse. Një njeri që ka qenë në Kosovë. Unë çuditem me Evropën, me Këshillin e Evropës. Si është e mundshme që një rus, që në Kosovë nuk ka qenë i mirëseardhur, të jetë raportues për Kosovës në Këshillin e Evropës. Ky është një problem i përgjithshëm nëpër të gjithë botën. Në qoftë se krijohen situata të pakëndshme në një shtet, situata të vështira ekonomike, situata të vështira politike, konflikte të caktuara midis grupeve etnike në vendet çikë më të mëdha, më the e të thashë. Të parët që përpiqen të përfitojnë nga kjo janë ata, ato organizata, po fus dhe shtetet këtu”, pohon Klosi.

Për ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj propozimi i tij për ta udhëhequr Komisionin për Kosovën në Këshillin e Evropës ishte ironia më e madhe.

“Propozimi i një ish-spiuni të shërbimit rus, që tash në cilësinë e deputetit të Parlamentit ta udhëheq Komisionin për Kosovë ka qenë ironia me e madhe e mundshme. Këshilli i Evropës ka qenë një organizatë, që mjerisht në këto 12-13 vjetët e fundit, është përdorur prej Rusisë dhe delegacionit rus për ta godit Kosovën”, thotë Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)