17 Tetor 2021

Kërkohet që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare

Prishtinë, 26 gusht - Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizojnë sot një marsh protestues në të cilën do të kërkohet që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Marshi protestues fillon nga Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfunduar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vrasja makabre që ndodhi në Ferizaj javën që lamë pas, na e tregoi edhe një herë qartazi se jeta e grave dhe vajzave në Kosovë është në rrezik të vazhdueshëm.

Ky ishte edhe një rast tjetër i femicidit. Edhe një vrasje tjetër që vjen për shkak të patriarkalitetit vrasës, të rrënjosur në të gjitha institucionet publike e private që jetën dhe trupin e vajzave e grave e shohin si pronë të burrave.

Kjo vrasje, sikundër dhe rastet tjera të femicidit në Kosovë, ka qenë e parandalushme. Megjithatë, për shkak të patriarkalizmit dhe paternalizmit shtetëror, u shtua edhe një viktimë në listën e gjatë të vrasjes së grave të cilat vriten pikërisht sepse ato janë gra.

 Edhe një jetë e humbur për shkak të shtetit i cili vetëdijshëm është duke dështuar t’i mbrojë vajzat dhe gratë dhe ta konsiderojë sigurinë e tyre si aspekt të sigurisë kombëtare.

Për vajzat e gratë, kjo gjendje është alarmante. Andaj, të shqetësuara e të shqetësuar për situtatën e pasigurt në të cilën gjenden vajzat dhe gratë dhe dhunën e cila ushqehet nga institucionet shtetërore, ne do e vazhdojmë protestën tonë kolektive të nisur të martën në Ferizaj, pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë.

Kjo pasiqë, vrasja e Marigonës dhe dhuna e vazhdueshme ndaj vajzave dhe grave, është problem sistemik dhe dështim shtetëror. E llogaria duhet kërkuar nga institucionet, të cilat kanë obligim të na sigurojnë të drejtën elementare, të drejtën për jetë.

Ky marsh protestues ka këto kërkesa:

1. Trajtimin e femicidit si urgjencë kombëtare;

2. Krijimin e një departamenti brenda Ministrisë së Brendshme për parandalim dhe trajtim të femicidit;

3. Monitorim, sanksionim dhe shkarkim të Gjyqtarëve, Prokurorëve, dhe Policëve të Kosovës që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet dhe ndjeshmëri gjinore, sipas Kodit Penal të Kosovës dhe Konventës së Stambollit; Llogaridhënie nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Inspektorati Policor për këto raste të shkeljeve;

4. Plan konkret nga Qeveria e Republikës së Kosovës për luftimin e dhunës me bazë gjinore;

5. Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat.

 

Gjeni videon ne vegzen e bashkelidhur: https://we.tl/t- B3CWXPdtFS

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë