23 Prill 2024

Kërkohet efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të korrupsionit

Prishtinë, 14 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ky takim filloj me raportimet e kryeprokurorëve lidhur me raportet tre (3) mujore për rastet e korrupsionit, të cilët shpalosën të arriturat, sfidat dhe vështirësitë e tyre përgjatë trajtimit të këtyre rasteve. Në këtë kontekst, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoj angazhim të shtuar dhe efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Po ashtu u diskutuan edhe regjistrimet e kallëzimeve penale të kësaj natyre në prokurori, si dhe unifikimi i praktikave brenda sistemit prokurorial në trajtimin e kallëzimeve penale që paraqitën nga palët për veprat penale kundër korrupsionit, veçanërisht informacionet dhe raportet zyrtare që vijnë nga ana e Policisë.

Pjesë përmbajtjesore e këtij takimi ishte edhe diskutimi lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku u potencuan lëvizjet pozitive në bashkëpunimin e Prokurorit të Shtetit me shtetet tjera, si dhe nevoja e thëllimit të këtij bashkëpunimi, veçmas në çështjet e ekstradimit dhe transferimit të procedurave penale.

Në fund, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoj nga të gjithë kryeprokurorët që të avancojnë raportimin për zbatimin e Planit Strategjik të Sistemit Prokurorial. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)