07 Shkurt 2023

Kërkesë për paraburgim për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë

Gjakovë, 12 shtator  – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit H.O., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Prokuroria njofton se, më 10 shtator 2022, në Rahovec, i pandehuri H.O., me dashje ka tentuar të privojë nga jeta dy persona, të dëmtuarit N.O. dhe Z.O.

Derisa i dëmtuari N.O., ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, i pandehuri fillimisht e sulmon atë duke e gjuajtur me gurë, më pas merr sëpatën shkon në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarve, ku fillimisht dëmton automjetin e tyre, e pastaj, me sëpatë i sulmon  të dy të dëmtuarit njërin pas tjetrit, duke i goditur në kokë, derisa ndërhynë vajza e të dëmtuarve e cila arrin që të pandehurit  të ia largon sëpatën. Si pasojë e lëndimeve e dëmtuara Z.O., rrëzohet në tokë, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes.

Të dëmtuarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjithashtu, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, i pandehuri H.O., me dashje dëmton apo bënë të pa përdorshme pasurin e të dëmtuarit N.O.,  ku në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit me sëpatën që ka pasur në duart e tij, godet dhe dëmton automjetin e të dëmtuarit duke i shkaktuar dëme materiale.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit H.O., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)