31 Korrik 2021

Kapen mbi 3 ton mjete piroteknike

Mitrovicë, 13 qershor - Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovës kanë kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale.

Me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese / kombi të cilat ishin duke transportuar Fishekzjarrë/Mjete Piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro, mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)