25 Prill 2024

Kanadaja së shpejti partneri ynë bilateral i radhës

Otava, 20 nëntor - Në ditën e parë të vizitës në Kanada, delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, u prit me nderimet e larta ushtarake në bazën e Forcave të Armatosura të Kanadasë në Halifax.

Delegacioni mikpritës kanadez u kryesua nga ministrja e Mbrojtjes Kombëtare e Kanadasë, Anita Anand.

Në takimin bilateral të realizuar, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, shprehu vullnetin për inicimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona.

Ministrja Anand u pajtua dhe premtoi që do të fillohet me bashkëpunimin në nivel të grupeve punuese për hartimin e marrëveshjes bilaterale.

Gjithashtu, ministri Mehaj theksoi interesin për bashkë-zbarkim të trupave tona së bashku me trupat kanadeze në misione ndërkombëtare, në mënyrë që kontributi ynë i filluar si kontribues i sigurisë globale të thellohet edhe më tej.

Në fund, ministri Mehaj e ftoi ministren Anand për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe u dakorduan që kjo vizitë të zhvillohet në një të ardhme të afërt.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)