31 Korrik 2021

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Prishtinë, 17 qershor - Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

Hetuesit  e IPK-së janë duke hetuar një rast ku të dyshuar janë tre zyrtarë policor (një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

Bazuar në hetimet e deritashme ekziston dyshimi se  zyrtarët policorë  nuk kanë raportuar prova dhe fakte për të cilat ata kanë rënë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me një punishte në Drenas.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)