20 Prill 2024

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan

Prishtinë, 27 maj - Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e katër  zyrtarëve policorë (që të gjithë punonjës në Njësinë e Reagimit të Shpejtë- Gjilan) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” .

Rasti kishte ndodhur më 22.05.2021 rreth orës 22:00 në një lokal në Gjilan kurse IPK hetimet lidhur me këtë rast ka filluar dy ditë më herët kur hetuesit e Inspektoratit Policor kanë pranuar një ankesë nga një qytetar i cili pretendonte se ndaj tij dhe tre qytetarëve të tjerë ka pasur  tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

Rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve policorë ka ardhur pas analizimit të ankesës dhe shkresave tjera (raporteve mjekësore dhe fotografive) të cilat IPK i ka siguruar gjatë veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore Gjilan.

 Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)