08 Maj 2024

IPK pranon konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të SHBA-së

Prishtinë, 4 qershor - Inspektorati Policor i Kosovës dje ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin e plotë  në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme  (NAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të SHBA-së.

IPK është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.

Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore .

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon  ICITAP-in amerikan   për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit , donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)