27 Prill 2024

IPK pjesë e konferencës profesionale në Las Vegas

Prishtinë, 10 gusht - Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë po merr pjesë në konferencën profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Las Vegas - Nevada të SHBA-ve.

Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga Bordi i Organizatës dhe Kryetari i bordit Jeremy Viduna dhe gjithashtu po zhvillon takime me delegacione të ndryshme pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Konferenca po zhvillohet nga data 08-12 gusht 2021, ku ndër tjera po diskutohet për rëndësinë e përdorimit të inteligjencës,  burimet e hapura dhe rrjetet sociale në hetime dhe menaxhimi i përgjigjeve, ballafaqimi me punonjësit policor të dyshuar si dhe trendet në hetimet e brendshme dhe mbikëqyrjen e organeve të zbatimit të ligjit.

Kosova është shteti i parë nga Evropa që në  Qershor të këtij viti u anëtarësua në këtë organizatë me mbështetjen e ICITAP-it Amerikan, të cilët kanë përkrahur edhe organizimin e kësaj vizite. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)