25 Janar 2022

IPK identifikon disa Drejtori Rajonale Policore që kanë performuar jo kënaqshëm

Prishtinë/Hajvali, 14 janar - Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimeve ka publikuar Raportin e inspektimit  “Performanca policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave”.

Me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, Kushtrim Hodaj, në muajin nëntor është iniciuar inspektim i jashtëzakonshëm për të vlerësuar performancën policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave.

 Inspektimi është përqendruar në të gjitha zyrat e administrimit të urdhëresave të gjykatave në kuadër të stacioneve policore. Inicimi i këtij inspektimi është ndikuar edhe nga nevoja që Policia të sigurohet se ka ndërmarrë veprimet e duhura në ndjekjen dhe kapjen e të dyshuarve dhe të dënuarve për vepra kriminale.

Inspektimi ofron një mundësi për të vlerësuar angazhimet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ligjet në fuqi dhe Plani Strategjik Zhvillimor lidhur me parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit brenda shoqërisë.

Në kuadër të inspektimit nga IPK janë identifikuar disa Drejtori Rajonale Policore të cilat kanë performuar jo kënaqshëm në raport më drejtoritë tjera dhe që duhet mobilizuar në drejtim të ngritjes së efektivitetit dhe performancës.

Gjetjet e këtij inspektimi konsiderohet të jenë me interes për të gjithë akterët, përfshirë strukturën ekzekutuese të urdhëresave të gjykatave dhe nivelin mbikëqyrës - vendimmarrës.

IPK në kuadër të raportit të inspektimit ka dhënë shtatë rekomandime për Policinë e Kosovës duke përfshirë organizimin e trajnimeve për personel në këtë fushë, nxjerrjen e udhëzuesit për administrimin e urdhëresave, rishikimin e procedurave standarde të operimit, rekomandimi për ngritjen e efektivitetit dhe performancës në realizimin e urdhëresave të gjykatave, përditësimin me kohë të urdhëresave në bazën e të dhënave në polici etj.

Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe 7 rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim):
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, kati III, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Grupi organizativ "Protestojë" mban konferencë për media lidhur me protestën "Asnji cent ma shumë!" kundër shtrejtimit te rrymës, të paraparë të mbahet të merkurën. (Pranë ndërteses së Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizon tryezën e diskutimit me temën "Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel Sirius, ora 11:20)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Ekonomiko-Social. (Objekti i Qeverisë, salla Nr. P/38, ora 15:00)