20 Prill 2024

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për “marrje ryshfeti”

Prishtinë, 23 maj - Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve sot në orët e pasdites ka arrestuar në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje të ryshfetit”.

Hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Zyrtarit të arrestuar i cili ka qenë i angazhuar në policinë kufitare (stacioni policor kufitar i Qafë Prushit) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim dhe koordinim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)