25 Prill 2024

Inxhinierët e FSK-së fillojnë ndërtimin e urës së radhës në Dritan të Drenasit

Prishtinë, 26 prill - Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe  sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar,  inxhinierët e Regjimentin e Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së sot, në fshatin Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile 'Mabey Johnson''.

Projekti i ndërtimit të urës  me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundoj në fund të muajit Prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Drenasit.

Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës.  

FSK është në gatishmëri të plotë për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)