08 Maj 2021

Gurthemel i sundimi të ligjit është besimi i publikut në gjykata

Prishtinë, 25 shkurt - Demokracia Plus (D+) dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC) me mbështetjen e Programit të USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP) mbajtën tryezë në të cilën u shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave themelore.

 Kjo anketë ka mbledhur të dhëna mbi përvojat e qytetarëve dhe avokatëve me shërbimet që kanë të bëjnë me qasjen në informata, efikasitetin, gjuhën e përdorur dhe shkallën e korrupsionit.

Christina Davis – Drejtoreshë e DGO, USAID Kosovë tha se rezultatet e këtyre anketave për shërbimet e gjykatave tregojnë se gjykatat janë vazhdimisht duke bërë përpjekje për t’i përmirësuar shërbimet e tyre për t’ju ofruar qytetarëve drejtësi me kohë. Problem i dukshëm mbetet dallimi  mes perceptimit të përgjithshëm të qytetarëve dhe përvojës së shfrytëzueseve të gjykatave.

“Siç e dimë gurthemel i sundimi të ligjit është besimi i publikut në gjykata, por ky besim duhet të fitohet dhe të kultivohet."

"Gjykatat jo vetëm që duhet të jenë të drejta dhe të hapura, por duhet të perceptohen se janë të drejta. Shumë nga lajmet që dëgjojmë qoftë në lajme, qoftë nëpër kafene, nuk janë gjithmonë pozitive, dhe njerëzit flasin për vendime të padrejta, sepse si njerëz jemi të prirur t’i kushtojmë vëmendje lajmeve negative; madje kjo shpjegohet edhe nga studimet psikologjike."

" Megjithatë, rezultatet e anketës për shërbimet e gjykatave do të hedhin dritë mbi hendekun e madh mbi perceptimin e publikut mbi gjykatat në Kosovë. Pra rezultatet tregojnë se gjykatat po përmirësohen, po bëjnë hapa për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”.

Skender Çoçaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se raportet e shoqërisë civile janë të dobishme dhe e ndihmojnë këtë institucion për të ndërmarrë veprime në përmirësim të gjyqësorit.

“KGJK mirëpret rekomandimet që vijnë nga shoqëria civile dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku me qëllim që të rrisim transparencën në gjykata. KGJK do të angazhohet vazhdimisht në përmirësim të shërbimeve të gjykatave, transparencës dhe llogaridhënies”, tha ai.

Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt, u shpreh se kjo anketë tregon se gjykata që udhëheqë ai është lidere për efikasitet dhe se do të vazhdojnë të jenë dinamik në zgjidhje të çështjeve gjyqësore dhe që të gjitha informacionet të jenë të qasshme. 

Osman Havolli, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, kërkoi që Gjykatat të jenë më të hapura dhe transparente me avokatinë.

Besnik Prekazi nga D+ paraqiti të gjeturat dhe rekomandimet që dalin nga anketa e prezantuar në këtë tryezë:

“Hulumtimi është bërë me 1681 përdorues të gjykatave, përmes dy anketave të ndara: prej tyre, njëra me 1307 qytetarë me raste të hapura dhe tjetra 374 avokatë”

Prekazi shtoi se “në përgjithësi sipas qytetarëve dhe avokatëve gjykatat kanë një trend pozitiv në përmirësim të punës së tyre dhe për këtë D+ do të vazhdojë të monitorojë progresin e Gjykatave Themelore në zbatimin e rekomandimeve që kanë dalë nga ky hulumtim dhe të gjeturat do të publikohen në platformën online që D+ ka krijuar enkas për këtë çështje”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)