12 Gusht 2022

Goditet grupi kriminal, arrestohen 8 persona për krim të organizuar

Prishtinë, 4 korrik - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kanë realizuar me sukses operacionin disa ditorë ndaj një grupi kriminal të përfshirë në disa vepra penale si: “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” që lidhen me veprat “ Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, “Zjarrvënie” , “Detyrim” etj, i cili ka rezultuar me arrestimin e tetë (8) personave të dyshuar.

Të dyshuarit e arrestuar janë: A. P.  i lindur me  1999, K. K. i lindur me  1998, F. C.  i lindur me  2003, A.M.  i lindur me 1995, G. I. i lindur me 1998, D.R. i lindur me 2004, E.C. i lindur me 1993 dhe L.B. i lindur me 2000.

Rastet e hetuara dhe në të cilat dyshohet se janë përfshirë personat e dyshuar tani më të arrestuar janë, rasti i datës 19.06.2022, ku rreth orës 02:20 ka ndodhur një zjarrvënie në një lokal në “Dardani” të Prishtinës, ku dyshohej se zjarri ishte shkaktuar nga hedhja e një shisheje me benzinë (koktej molotovi), e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu me datë 22.06.2022, diku rreth orës 03:30, në të njëjtin lokacion afër këtij lokali në Prishtinë ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale në tri veturat të cilat ishin të parkuara.

Ndërsa me datën 06.06.2022, diku në ora 03:03, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë ishte hedhur një granatë dore e cila nuk ishte aktivizuar (shpërthyer). Granata në fjalë nga vendi i ngjarjes  ishte tërhequr nga njësia përkatëse e PK-së.

Më datë 28.06.2022, diku rreth orës 03:30, në rrugën e Mullirit në Mitrovicë, ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.

Referuar rasteve të ndodhura janë ndërmarrë veprime konkrete nga sektori i hetimeve në kuadër të DHKO-së, me qasje hetimore pro aktive me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku është arritur të identifikohet grupi i organizuar kriminal të përfshirë drejtpërdrejtë në kryerjen e akteve kriminale të lartcekura.

Me veprime operacionale të ndërmarra në vazhdimësi është arritur që të arrestohen tetë (8) personat e dyshuar për të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në kryerjen e veprave penale të lartcekura.

Në cilësi të prova materiale janë sekuestruar: Tetë telefona mobilë, Një veturë, 6.7gramë substancë narkotike (marihuanë), si dhe Prova të tjera materiale të cilat shërbejnë në procedurë të mëtejme.

Personat e dyshuar fillimisht  me urdhër të prokurorit kanë qenë  në mbajtje,  pastaj sipas vendimit të Gjykatës u është vazhduar masa e paraburgimit për tridhjetë (30) ditë.

Vlen të theksohet, se njeri nga personat e arrestuar ishte në kërkim me fletë arrest nga gjykata kompetente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)