29 Mars 2024

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Bekim Sejdiu jep dorëheqje

Prishtinë, 25 maj - Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Bekim Sejdiu, sot ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës.

Gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ky universitet përkitazi me avancimet akademike të stafit mësimdhënës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)