25 Qershor 2022

Gjykata Kushtetuese dhe Supreme në konferencë me gjykatat nga Shqipëria

Prishtinë, 17 maj - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Fondacionit gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar “IRZ”, organizon konferencën e përbashkët me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, dhe me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, në temën: “Ndërveprimi i juridiksionit gjyqësor dhe kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës: Përvoja nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania”.

Kjo është konferenca e parë e përbashkët e kësaj natyre që organizohet ndërmjet gjykatave simotra të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet në “Hotel Emerald” në Prishtinë, sot dhe nesër.

Krahas gjyqtarëve nga Kosova dhe Shqipëria, prezantues në këtë konferencë dhe njëherësh moderator i një prej paneleve për diskutim, do të jetë edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Prof. dr. Reinhard Gaier.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)