07 Maj 2021

Gjykata e dënon me një vit e tetë muaj burgim të akuzuarin B. K.

Gjilan, 30 prill – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. K., i cili ka kryer dy vepra penale. 

I akuzuari me datë 17.09.2020, rreth orës 19:30 minuta, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, për shkak të një mosmarrëveshje, me armë zjarri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H. M., si dhe ka rrezikuar jetën e personit, tani të dëmtuarit D. M. Fillimisht të dëmtuarit kishin shkuar tek shtëpia e E. H. (vëlla i të akuzuarit), për ta kërkuar të njëjtin, ashtu që me të parë gjendjen e tenisonuar, i akuzuari B. K., nga shtëpia e tij merr pushkën e gjuetisë të markës “Bereta” dhe nga një distancë rreth 15 metra, ka shtënë në drejtim të dëmtuarit H. K., dhe predhat e kanë goditur në shputën e këmbës së djathtë si dhe shputën e këmbës së majtë, duke i shkaktuar thyerje të kockave të shputës së majtë, në atë mënyrë që i shkakton lëndime të rënda trupore. 

Me datë 18.09.2020, rreth orës 08:50 minuta, në fshatin Malishevë, në shtëpinë e të pandehurit, Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë të markës “Baikal”. 

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Trupi gjykues të akuzuarin B. K. ka shpall fajtor, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 1 (vit) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim, ndërsa për veprën e dytë i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 4 (katër) muaj burgim. 

Me zbatimin e dispozitave të dënimit unik, të akuzuarit i shqiptohet dënim burgu në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim. 

Gjithashtu të akuzuarit në fjalë, i konfiskohen armët të llojit “Baikal” dhe “Bereta”. 

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)