19 Prill 2024

Gjykata cakton masën e paraburgimit nëntë të pandehurve

Gjilan, 7 tetor - Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit  R. I., për veprën penale mashtrimi, ndërsa të pandehurve B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. dhe G. P., për veprën penale rrëmbimi.

Ekziston dyshimi bazuar se i pandehurit R. I. nga Republika e Serbisë, në periudhën kohore prej gjashtë muajve të vitit 2022, me qëllimi të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, apo për ti shkaktuar dëme materiale personit tjetër, së bashku me dy të dyshuarit I. dhe S. (serb), kanë vënë në lajthim personat B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. dhe  G. P., në atë mënyrë që i është prezantuar rrejshëm, kinse do ti rregullojë dokumentacionet si pasaporta serbe dhe greke dhe do ti caktojnë terminë për viza pune, ashtu që për këto shërbime ka marr shumë të konsiderueshëm të të hollave, me ç’ rast me këto veprime i pandehuri u ka shkaktuar dëme materiale personave të lartshënuar.

Me këto veprime i pandehuri R. I., dyshohet se ka kryer veprën penale, mashtrimi vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. të gjithë nga Komuna e Mitrovicës, me datë 04 Tetor 2022, rreth orës 19:30 min, në afërsi të terminalit doganor në “Dheu i Bardhë”, me dashje dhe duke vepruar në bashkëveprim, kanë marrë dhunshëm – rrëmbyer R. I., me qëllim që mos ta lirojnë para se të nxjerrin parat, dobi pasurore apo dobi tjetër nga ai, ose me qëllim që ta detyroj atë apo personin tjetër që të kryej ose mos të kryej një veprim ose të durojë diçka, në atë mënyrë që me dy vetura, duke përdorur forcë, e kanë futur në veturën e markës “Golf VII”, me qëllim që të njëjtin ta dërgojnë në një restorant në Mitrovicë, dhe të sqarohen për mos rregullim e dokumentacioneve siç ishin marr vesh më herët, me ç‘rast me të arritur në fshatin Kmetovcë të Komunës së Gjilanit,  të njëjtit janë ndalur nga ana e policisë dhe janë arrestuar.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur dyshohet se kanë kryer veprën penale, rrëmbimi vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)