25 Shtator 2021

Gjilani apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore që shkaktojnë rrezik

Gjilan, 3 gusht - Komuna e Gjilanit ka apeluar qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare.

Komuna e Gjilanit njofton se inspektorët e preventivës nga zjarri si dhe Policia e Kosovës janë në terren në vazhdimësi për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes.

Gjithashtu, Komuna ju përkujton qytetarëve se Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve.

Për çdo eventualitet, qytetarët mund të telefonojnë në numrat pa pagesë, 193 dhe 112.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)